A mund ta imagjinoni tronditjen e policëve që patën pas ndërhyrjes në një vozitje të rrezikshme të raportuar në qendër të qytetit italian, Bondeno!
Ajo që duhej të ishte një veprim rutinë u kthye në një histori të pabesueshme, në qendër të së cilës është zonja 103-vjeçare, Jose.
Kështu, qytetarët kanë denoncuar drejtim të rrezikshëm dhe efektivët e policisë italiane kanë ndaluar mjetin rreth orës 01:00.
Ata hasën në një grua të moshuar në timon, e cila nuk kishte patentë (ka skaduar në 2022) dhe vetura nuk ishte e regjistruar apo e siguruar, raportojnë mediat.
Gjatë bisedës zbulohet se ajo ishte duke shkuar tek një shoqe, ku e prisnin për darkë dhe ndoshta një lojë letrash.
Ndonëse e habitur nga fakti se ajo ka lindur në vitin 1920, policia e gjobiti plakën, në përputhje me ligjet aktuale.
Vetura u konfiskua dhe më pas u transportua në vendin e kërkuar nga një shërbim tërheqës.
E moshuara është kthyer në shtëpi e shoqëruar nga rojet e sigurisë. /Telegrafi/