Telegrafi

Ngasja e veturave pa prekur timonin, garë bizare që nuk duhet imituar (Video)

Ka forma të ndryshme të garave me veturave, por kjo formë është ndër më të rrallat dhe me më së paku kontroll mbi makinën

Në sezonin e 26-të emisionit Top Gear, prezantuesit vendosën të shohin se çfarë ndodhë, nëse i largojnë duart nga timoni derisa ngasin nëpër pistën e boshatisur, transmeton Telegrafi.

Fillimi ishte i mirë, por pas pak metrave makinat më nuk ishin nën drejtimin e shoferëve. Madje, dy vetura edhe pësuan aksident në këtë garë bizare, duke marrë dëme të lehta.

Sa i përket kësaj gare, gjithçka është realizuar nën kujdesin e ekspertëve të sigurisë, ndërsa nuk rekomandohet të imitohen në asnjë rrethanë. /Telegrafi/