Ka forma të ndryshme të garave me veturave, por kjo formë është ndër më të rrallat dhe me më së paku kontroll mbi makinën
Në sezonin e 26-të emisionit Top Gear, prezantuesit vendosën të shohin se çfarë ndodhë, nëse i largojnë duart nga timoni derisa ngasin nëpër pistën e boshatisur, transmeton Telegrafi.
Fillimi ishte i mirë, por pas pak metrave makinat më nuk ishin nën drejtimin e shoferëve. Madje, dy vetura edhe pësuan aksident në këtë garë bizare, duke marrë dëme të lehta.
Sa i përket kësaj gare, gjithçka është realizuar nën kujdesin e ekspertëve të sigurisë, ndërsa nuk rekomandohet të imitohen në asnjë rrethanë. /Telegrafi/