I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe është takuar sot me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndërsa kanë biseduar me procesin e vaksinimit antiCOVID-19 në Kosovë.
Në një postim në Twitter, Ambasada amerikane shkruan se vaksinimi mbetet mbrojta më e mirë kundër COVID-19.
“Takim produktiv me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën në betejën kundër COVID. Vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër pandemisë”. /Telegrafi/
Productive meeting with @MSH_GovKS Minister Rifat Latifi today. The U.S. will continue to assist Kosovo in its ongoing battle against #COVID19. Vaccination remains the best defense. #MaskUp #SleeveUp #Vaksinohu pic.twitter.com/Wdzwsmub2j
— Chargé d’Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) December 14, 2021