Site icon Telegrafi

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA: Dilni dhe votoni- demokracia nuk është sport spektatorësh

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane, Nicholas Giacobbe, ka thënë se u takon qytetarëve të Kosovës të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet duke votuar.

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Derisa Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare të vëzhgimit, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja”, tha Giacobbe në një postim në Facebook.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë pjesën e tyre në këtë proces, të votojnë.

I ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane ka postuar fotografi nga vizita e tij në një qendër të votimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version