Telegrafi

Ngarkesë e madhe në komunikacion, traktori i mirëmbajtjes i parkuar në rrugë (Foto)

Përderisa në orët e mëngjesit, rruga Fushë Kosovë – Prishtinë është shumë e ngarkuar, punëtorët e pastrimit, pikërisht gjatë kësaj kohe, kanë menduar që të bëjnë pastrimin e rrugëve, gjegjësisht ndërmjet rrugëve.

Në një fotografi të ardhur në adresë të Telegrafit, shihen disa punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve duke punuar në këtë rrugë.

Çfarë bie në sy është fakti se pikërisht në këtë kohë, kur komunikacioni është shumë i ngarkuar, ata e kanë parkuar traktorin e tyre në rrugë. /Telegrafi/