Site icon Telegrafi

Ngarkesa e rëndë ra nga krani, një i pranishëm shikonte sikur mos të ketë ndodhur asgjë (Video)

Në pjesën perëndimore të Kazakistanit, një punonjës i paemëruar ka shpëtuar mrekullisht, nga ngarkesa që i ra shumë pranë.

Mirëpo, videoja që po qarkullon në internet, po shikohet më shumë shkaku i një të pranishmi, që qëndroi i qetë, sikur të mos ketë ndodhur asgjë, transmeton Telegrafi.

“Përpara e ka një gjigant që u shemb dhe ai vetëm u afrua ngadalë, pa u brengosur për punonjësin”, është një koment lidhur me rastin.

Rënia e kontejnerit, është bërë shkaku i moskujdesit të drejtuesit të kranit i cili ka humbur kontrollin. /Telegrafi/

https://youtu.be/A3FVIhnGRCo

Exit mobile version