Francis Ngannou realizoi një performancë brilante për të mposhtur Ciryl Gane në UFC 270 dhe për të mbrojtur titullin e tij të peshave të rënda UFC, teksa ky triumf e ka lumturuar pa masë.
Luftëtari kamerunaso-francez mori fitoren e tij të gjashtë radhazi brenda tetëkëndëshit të famshëm pasi mposhti rivalin e tij, Gane, në ngjarjen kryesore të UFC 270.
“E dija se ai do të ishte një kundërshtar i vështirë, pa dyshim”, ka thënë fillimisht Ngannou pas ndeshjes.
“Isha i befasuar që ai e mbajti deri në fund të ndeshjes, por ai ishte shumë i mirë”.
“E vetmja gjë që duhej të bëja, që trajneri më kujtonte gjatë gjithë kohës, ishte të qëndroja i qetë. Besoni vetes, mos e ndiqni atë”.
Ngannou konfirmoi gjithashtu thashethemet për një dëmtim të gjurit para ndeshjes, ndërsa diskutonte për ndërtimin e luftës.
“Unë lëndova gjurin tim, grisa MCL-në plotësisht dhe lëndova ACL-në”.
“Doja të tërhiqesha nga kjo luftë, por nuk mund ta shihja veten duke u tërhequr nga kjo luftë, sepse ishte një shans për të bërë një deklaratë dhe për t’i kujtuar të gjithëve se unë jam kampion”, përfundoi luftëtari kamerunas. /Telegrafi/