Telegrafi

Ngadalëson rritja e Lionit

Momentalisht Mac OS X Lion ndodhet në 16% të Macëve, derisa Snow Leopard ende udhëheq me 56%. Leopard i cili është katër vite i vjetër ndodhet në 22% të kompjuterëve të Apple. Analistët besojnë se deri te ngadalësimi ka ardhur për shkak të komenteve negative të shfrytëzuesve të cilët kanë provuar Lionin. Problemet më të shpeshtë në të cilët ankohen shfrytëzuesit ishin puna jo e qëndrueshme me rrjetat Wi-Fi, kohëzgjatja më e shkurtë e baterisë, scrollimi “invers”, dhe ngjashmëria tepër e madhe me iOS-in.

Sipas të dhënave të kompanisë Chitka, Lion krejtësisht mban në posedim 1.5% të mbarë tregut të sistemeve operative. /Telegrafi/