Site icon Telegrafi

Ngadalësohet tregtia në Kinë

Eksportet dhe importet e ekonomisë së dytë më të madhe në botë janë ngadalësuar gjatë Tetorit, duke treguar se pritet një ngadalësim pas rritjes së fortë në gjysmë ne parë të vitit. Kjo vjen pjesërisht prej përpjekjes së Pekinit për të reduktuar ndotjen, gjë që ka ndikuar në prodhimin e fabrikave.

Të dhënat mbi tregtinë treguan se suficiti i mallrave të Kinës me Shtetet e Bashkuara, një pikë e dobët e marrëdhënies mes dy vendeve, është tkurrur në muajin e kaluar, duke e mirëpritur vizitën e presidentit amerikan Donald Trump me të dhëna pozitive për të. Tregtia me Korenë e Veriut, pritet të përfshihet në bisedimet mes Trump dhe presidentit kinez.

Xi Jinping, po përpiqet të përshpejtojë reformat ekonomike të Kinës, duke hapur aksesin e tregjeve të kapitalit, kufizuar korrupsionin dhe reduktuar nivelet e larta të borxhit. Eksportet për tetorin u rritën me 6.9% me bazë vjetore, poshtë vlerësimeve prej 7.2% dhe normës së muajit shtator prej 8.1%. Importet u rritën me 17.2% me bazë vjetore, sipër projeksioneve, por në ngadalësim nga 18.7% rritje në muajin Shtator.

Donald Trump ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme suficitin gjigant tregtar të Kinës me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendi nuk po luan sipas rregullave.
Suficiti me ekonominë më të madhe në botë ra në 26.6 miliardë dollarë nga 28 miliardë dollarë që ishte në shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version