Site icon Telegrafi

Ngadalësohet sektori privat në Gjermani

Aktiviteti i sektorit privat në Gjermani është ngadalësuar në shtator, ndërkohë që rritja në sektorin e shërbimeve nuk kompensoi për rënien e madhe në manifakturë. Indeksi PMI, që ndjek sektorët e manifakturës dhe shërbimeve, që përbëjnë 2/3 e ekonomisë, ra në 55.3, nga 55.6 pikë që ishte në muajin gusht.

Manifaktura u ngadalësua duke prekur nivelin më të ulët në më shumë se 2 vite, sipas indeksit, që formulohet nëpërmjet mijëra sondazhesh. Porositë e reja për eksporte në manifkaturë ranë gjithashtu në nivelin më të ulët që prej vitit 2015.

Ndërkohë, aktiviteti i sektorit të shërbimeve u rrit papritmas. Indeksi shënoi 56.5 pikë nga 55 që ishte në muajin e kaluar.

Kjo rezultoi sipër projeksioneve të analistëve. Kompanitë e shërbimit kanë vazhduar të zgjerojnë stafin në nivelin më të lartë në 11 vite dhe pritshmëritë e tyre për biznesin janë përmirësuar më tej.

Sipas analistëve, ngadalësimi në manifakturë tregon se kapaciteti mund të ketë arritur të përputhet me kërkesën, kështu që me shumë mundësi krijimi i vendeve të punës në fabrika pritet të bie. /Telegrafi/

Exit mobile version