Telegrafi

Ngadalësohet rritja ekonomike

Ekonomia pati një rritje të mirë prej 1.2 për qind në tremujorin e dytë të vitit, por shumë analistë parashikojnë se në të tretin ajo ka qenë rreth 0.4 për qind.

Të dhënat mbi GDP-në, të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, mbulojnë tre muajt deri në fund të shtatorit.

Disa ekonomistë thonë se Mbretëria e Bashkuar është bllokuar në procesin e shkurtimit të shpenzimeve.

Sipas tyre, perspektiva e shpenzimeve të brendshme dhe pasiguritë ndërkombëtare vështirësojnë përcaktimin e “momentit të vrullit”. /Telegrafi/