Telegrafi

Ngadalësohet rritja ekonomike në vendet e OECD-së

Rritja ekonomike në vendet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) është ngadalësuar në tremujorin e parë të 2021.

Në periudhën janar-mars të këtij viti, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i OECD-së u rrit me 0.3 për qind, nga 1 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2020.

“Ky ngadalësim ka të bëjë pjesërisht me forcimin e masave të kufizimit ndaj COVID-19 në disa vende në fillim të vitit 2021”, njofton OECD.

Me shfaqjen e pandemisë, PBB në OECD u tkurr me 1.9 për qind në të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Midis shtatë ekonomive kryesore, Gjermania, Britania e Madhe dhe Japonia regjistruan një rënie të ndjeshme.

Duke treguar shifrat para pandemisë, deklarata thekson se PBB-ja vazhdon të mbetet e ulët në zonën e OECD-së. /Telegrafi/