Site icon Telegrafi

Ngadalësohet rritja ekonomike në Spanjë

Ritmi i rritjes së ekonomisë spanjolle u ngadalësua në 0.8% me bazë tremujore. Pas disa javësh do të zhvillohen dhe zgjedhjet e përgjithshme ku varet në balancë rimëkëmbja ekonomike e vendit nga një krizë e thellë. Zyra Kombëtare e Statistikave tregoi se shpenzimet e ekonomive familjare në Spanjë u rritën gjatë tremujorit të tretë.

Papunësia, një nga pasojat më të dëmshme të një recesioni të gjatë, po fillon të bjerë, duke nxitur kështu shpenzimet konsumatore.

Kjo ka ndihmuar Spanjën të ecë me ritmin më të shpejtë në Eurozonë, dhe Kryeministri Mariano Rajoy, po e përdor rimëkëmbjen ekonomike në përpjekje për të fituar votuesit. Megjithatë, spanjollët thonë se pagat janë të ulëta dhe vendet e reja të punës janë të pasigurta, me punonjësit që marrin kontrata të përkohshme.

Në prag të votimit të 20 Dhjetorit, Partia Populiste po bën fitime modesete nëpër sondazhe, për shkak të shkurtimit të shpenzimeve dhe skandaleve të korrupsionit. Me bazë vjetore, ritmi i rritjes së Spanjës u përmirësua në 3.4% nëtremujorin e tretë. Por, eksportet janë ngadalësuar për shkak të kërkesës së dobët në tregjet në zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version