Telegrafi

Ngadalësohet rritja ekonomike në Gjermani e Francë

Gjermania, e cila ka edhe ekonominë më të fuqishme në Evropë, ka parë një ngadalësim të theksuar në tremujorin e tretë, kur rritja ka qenë 0.7 për qind, shumë më e vogël nga rekordi prej 2.3 për qind që u regjistrua në tremujorin e mëparshëm.

Ndërsa në Francë, GDP-ja u rrit me 0.4 për qind mes korrikut dhe shtatorit, rritje kjo më e ulët krahasuar me 0.7 për qind të regjistruar në tremujorin e mëparshëm.

Duke qëndruar tek krahasimet, ekonomia e Britanisë së Madhe u rrit me 0.8 për qind në tremujorin e tretë.

Kuota e rritjes ekonomike të Gjermanisë, e ngritur nga 2.2 në 2.3 për qind, ishte më e shpejta që prej unifikimit të vendit. /Telegrafi/