Site icon Telegrafi

Ngadalësohet rritja ekonomike e SHBA-ve

Rritja ekonomike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u ngadalësua në tremujorin e katërt të 2017-së pasi ritmi i shpenzimeve të konsumit në tre vjet rezultoi me një rritje të importeve.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) u zgjerua me një normë vjetore prej 2.6 për qind, por i kufizuar nga një ritëm modest i akumulimit të artikujve, tha Departamenti i Tregtisë në raportin e saj të PBB-së për tremujorin e katërt. Kjo pasoi një ritëm rritjeje 3.2 për qind në tremujorin e tretë.

Importet, të cilat zbriten nga rritja e PBB-së, u rritën me ritmin më të shpejtë të tyre në më shumë se shtatë vjet. Rritja e importeve nënvizon sfidat me të cilat përballet Administrata Trump në përpjekjen e saj për të rritur rritjen vjetore të PBB-së në 3 për qind.

Një masë e kërkesës së brendshme u rrit me një normë 4.6 për qind, më e shpejtë që nga tremujori i tretë i vitit 2014. Shitjet ndaj blerësve të brendshëm privat u rritën me një ritëm 2.2 për qind në tremujorin e tretë.

Ekonomia amerikane u rrit 2.3 për qind në vitin 2017, një rritje nga 1.5 për qind që ishte një vit më herët. Ekonomistët presin që rritja vjetore e PBB-së do të arrijë objektivin e qeverisë për 3 për qind këtë vit, nxitur pjesërisht nga një dollar i dobët, rritjes së çmimeve të naftës dhe forcimit të ekonomisë globale.

Ndërkohë që norma e tatimit mbi të ardhurat e korporatave është zvogëluar në 21 për qind nga 35 për qind dhe taksat për ekonomitë familjare janë ulur, ekonomistët shohin vetëm një rritje modeste të rritjes së PBB-së, meqë stimulimi fiskal po vjen në një kohë kur ekonomia ka arritur punësimin e plotë. /Telegrafi/

Exit mobile version