Telegrafi

Ngadalësohet rritja ekonomike e Kinës

Shifrat më të fundit tregojnë se në Kinë pati një rritje vetëm me 9% në tre muajt e fundit deri në shtator, një rënie në shifër teke për herë të parë në pesë vjet.

Kreu i byrosë së statistikave në Kinë i tha gazetarëve se impakti i krizës globale financiare kishte kapërcer edhe parashikimet e qeverisë.

Eksportet kanë rënë ndjeshëm, konsumatorët pa shpenzojnë më pak, veçanërisht në makina të reja.

Qeveria po premton masa për të inkurajuar ekonominë dhe sipas korrespondetit të BBC-së në Shangai pritet të ketë ulje të shkallëve të interesit.