Telegrafi

Ngadalësohet prodhimi i iPhone 5 për shkak të gërvishtjeve

Tani sipas raportimeve më të fundit, Apple do të ndërprej gërvishtjen e produkteve në procesin e prodhimit. Bloomberg ka raportuar se procesi i prodhimit të iPhone 5 ështe duke u ngadalësuar në përpjekje që të ndërprehet prodhimi dhe dërgimi i pajisjeve të gërvishura.

Sipas Bloomberg, disa nga menaxherët e Apple kanë paralajmëruar kompanitë e prodhimit Foxconn që të kontrollojnë më mirë procesin e prodhimit për t’u siguruar që korniza e pajisjes të jetë në kushte të mira për dërgesë.

Me fjalë të tjera, prodhimi i iPhone 5 tash e tutje mund të merr më shumë kohë. /Telegrafi/