Site icon Telegrafi

Ngadalësimi ekonomik i Kinës ka dobësuar ekonominë globale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se ekonomia globale është dobësuar tutje dhe se është “shumë e ndjeshme ndaj goditjeve negative”.

Sipas FMN-së, dobësimi ka ardhur për shkak të trazirave në rritje financiare dhe rënies së çmimeve të aseteve.

Raporti i FMN-së vjen përpara takimit të ministrave të Financave të G20-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, dhe të guvernatorëve të bankave qendrore, që do të mbahet këtë javë në Shangai.

FMN-ja ka thënë se ngadalësimi ekonomik i Kinës ka rritur shqetësimet globale.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ndodhet në normën më të ngadalshme të rritjes në 25 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version