Një person është arrestuar të mërkurën në Junik pasi dyshohet për veprën penale të ngacmimit.
Sipas policisë, i njëjti përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar disa ankuese vajza.
“Junik, 04.05.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes rrjeteve sociale, ka ngacmuar disa ankuese femra”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/