Telegrafi

Ngacmon seksualisht gruan në autobus, por e pëson keq (Foto/Video)

Një video shokuese që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një grup i pasagjerëve femra filluan të rrahin një burrë, i cili kishte ngacmuar seksualisht njërën prej tyre derisa po udhëtonin me autobus në Turqi.

Kjo ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamera, ku në video shihet një burrë 34-vjeç duke u ballafaquar me një grua të cilën e kishte ngacmuar seksualisht, pasi ia kishte treguar organet gjenitale derisa po udhëtonin me autobus në provincën Kocaeli në veriperëndim të Turqisë, transmeton Telegrafi.

Gruaja e nervozuar me veprimin e burrit, fillon ta godasë pa ndërprerë derisa i bashkohen edhe gratë tjera që gjendeshin në autobus.

Dhe nga pamundësia që të qetësojë gratë e nervozuara, burri tenton të zbres nga autobusi në momentin kur hapen dyert. Por edhe ky tentim i tij rezultoi i pasuksesshëm, pasi një pasagjerë e ndalon. /Telegrafi/