Telegrafi

Ngacmoi seksualisht një të mitur – arrestohet i dyshuari nga Obiliqi

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Obiliq pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht një të mitur.

Siç njofton policia i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka ngacmuar seksualisht të miturën viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/