Telegrafi

Ngacmoi seksualisht katër nxënëse brenda gjimnazit në një fshat të Lushnjës, arrestohet 37-vjeçari

Foto: Ilustrim

Një 37- vjeçar është arrestuar pasi ka ngacmuar seksualisht katër nxënëse brenda perimetrit të gjimnazit në një fshat të Lushnjës.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Lushnjë ku 4 vajza nga 15-vjeçe, u ngacmuan seksualisht nga personi me inicialet B.B., banues në fshatin Rrapëz.

Njoftimi i policisë

Në vijim të masave të ndërmarra për të parandaluar depërtimin e fenomeneve kriminale, në shkolla, si dhe i bashkëpunimit me të gjitha hallkat e zinxhirit të sigurisë në këto ambiente dhe përreth tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë janë njoftuar se 4 nxënëse të një gjimnazi (secila 15 vjeçe), janë ngacmuar seksualisht, nga i njëjti shtetas, brenda perimetrit të sigurisë të këtij institucioni.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/