Site icon Telegrafi

Ngacmoi seksualisht dy fëmijë

Policia tha se “30 vjeçari Mikel Zëmblaku u arrestua pasi Juliana Zëmblaku, nënë e 2 fëmijëve, 4 dhe 6 vjec denoncoi në polici kunatin e saj, vëllain e burrit për ngacmim seksual të fëmijëve të saj”.

”Vajza e madhe, 6 vjece ishte ngacmuar seksualisht prej 4 vjetësh nga xhaxhai i saj dhe më pas ngacmimi seksual kishte nisur dhe tek vajza e vogël, 4-vjecare”, tha policia.

”Nëna e fëmijës i tha bashkëshortit, vëllait të pedofilit por ai ushtroi dhunë dhe e ndaloi të padiste Mikel Zëmblakun, por duke parë se 30 vjecari nuk ndalonte dhunën seksuale ndaj vajzave dhe shenjat në trup të fëmijëve të mitur, ajo iu drejtua policisë për të marrë masa ndaj kunatit dhe burrit të dhunshëm”.

Pas përfundimit të hetimeve, policia arrestoi 30 vjecarin Mikel Zëmblaku, ndërsa nëna dhe 2 vajzat e vogla u morën në mbrojtje./Telegrafi/
 

Exit mobile version