Një burrë i bardhë që mbante në krah një shenjë swastika është ndjekur dhe është goditur duke u rrëzuar për tokë, pasi dyshohet se kishte ngacmuar një njeri me ngjyrë në një autobus.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një “nazist” të paidentifikuar i cili fillimisht ishte zbuluar të dielën pasdite, ndërsa gjendej në autobus – ku dëshmitarët pohuan se kishte ngacmuar një pasagjer tjetër.
Dhe një fotografi e tij, i ulur në autobus, ka bërë që disa të tjerë të përdorin llogaritë në Twitter dhe Facebook për ta gjetur atë në më pak se 90 minuta.
Ai u gjet përfundimisht në një cep të rrugës në qendër të Seattle, ku u xhirua duke u ballafaquar me disa njerëz të paidentifikuar.
Pamjet e përplasjes, të cilat u shfaqen më vonë, tregojnë momentin kur “nazisti” ishte goditur drejtpërdrejt në fytyrë nga një burrë që mbante një bluzë të hirtë. /Telegrafi/