Telegrafi

Ngacmoi femrat në rrugë, burri nga Argjentina e pësoi keq nga një kalimtar rasti (Video)

Një burrë që ishte me veturë vendosi ta merr drejtësinë në duart e tij, pasi pa një burrë tjetër duke u munduar të ik nga vendi i ngjarjes me veturë pas ngacmimit që u bëri katër femrave në rrugë, ku njërën prej tyre madje e goditi me veturë.

Për këtë veprim një burrë që ishte në veturë pa gjithçka, dhe kështu vendosi që me shpejtësi të madhe të lëviz prapa me veturë dhe ta godet veturën e tipit Fiat Duna, brenda të cilës ishte i dyshuari për ngacmim që ka pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

Pamjet e këtij momenti janë filmuar nga një kalimtar rasti gjatë 23 dhjetorit në San Carlos de Bariloche, qytezë kjo në Argjentinë. “Engjëlli mbrojtës” kishte vërejtur burrin duke goditur me veturë njërën prej femrave, kurse në momentin që vendosi të arratiset, ai filloi “aksionin” e tij për ta ndëshkuar për veprimin.

Mediat lokale raportojnë se policia është duke hetuar rastin dhe se sulmuesi mund të akuzohet për ngacmim seksual ndaj këtyre femrave. /Telegrafi/