Një grua ka njoftuar në polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se deri sa ishte duke shkuar në shtëpinë e saj, është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar ende i panjohur. Në vendin e ngjarjes kishte kamera të sigurisë dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima nuk ka lëndime vetëm ishte e shqetësuar. /Telegrafi/