Qeni që po hante nga arra e kokosit, u nervozua së tepërmi kur pronari nga Bangkoku i Tajlandës, nisi ta ngacmonte.
Ai nisi të lehtë dhe hungëronte, ndërsa i ekspozonte dhëmbët sikur të jetë duke e tmerruar dikë, transmeton Telegrafi.
“Sikur të ishte mish, mbase nuk do të çuditesha. Por, është një arrë kokosit, që zakonisht nuk pëlqehet prej qenve” ka qenë komenti i pronarit.
Në anën tjetër, shikuesit e pëlqyen reagimin qesharak të qenit, duke bërë që videoja të shpërndahet me shpejtësi. /Telegrafi/