Telegrafi

Ngacmimet seksuale, Turner: Douglas, Nicholson, Beatty kanë vënë bast kush i pari do më dërgoi në shtrat

Në një intervistë me revistën “Vulture”, Kathleen Turner foli për dominimin e burrave në Hollywood dhe përvetësimin e aktoreve si objekte të tyre.

Aktorja hollivudian hodhi baltë edhe në serialin e famshëm “Friend”, kritikoi kolegen Elizabeth Taylor si dhe prej presidentin amerikan, Donald Tramp.

Artistja 64-vjeçare u kthye në fillim të karrierës së saj duke komentuar sjelljen e meshkujve ndaj aktoreve në Hollywood.

Ajo vuri në dukje se roli i saj i parë ishte në filmin “Trupi i ngrohjes”, pas së cilës u bë objektiv për seks.

Michael Douglas i kishte zbuluar Turnerit njëherë se kishte vënë bast me Jack Nicholsonin, Warren Beatty, se cili prej të treve kush do ta dërgonte në shtrat i pari.

“Asnjë prej tyre nuk ka pasur sukses”, shtoi ajo, duke iu referuar një problemi që ka ekzistuar gjithmonë në Hollywood, “Gratë konsiderohen si pronë seksuale”.

Lexo po ashtu Douglas marrëzisht i dashuruar në Zeta-Jones

Kathleen zbuloi se situatat e ngjashme i janë përsëritur gjatë karrierës së saj të aktrimit. /Telegrafi/