Sassuolo ka marrë tre pikë të mëdha në Giuseppe Meazza, pasi ka mposhtur 2-0 Interin në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Pas vetëm tetë minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Giacomo Raspadori, derisa Domenico Berardi ishte asistuesi.
Por, Sassuolo arriti të tunde edhe një herë rrjetën e kampionit në fuqi në pjesë të parë, tani me anë të Gianluca Scamacca (26’), ndërsa Hamed Junior Traore ishte asistuesi.
26' | #InterSassuolo 0⃣-2⃣
⚽️ GIAAAAAAANLUUUUUUCAAAAAAAAA SCAAAAAAAAMAAAAAACCAAAAAAAAA !!!!!!!! #ForzaSasol 🖤💚 pic.twitter.com/kwxz1REvse
— U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) February 20, 2022
Me këtë rezultat, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në 45 minutat e dytë nuk është se treguan shumë.
Interi tentoi që nga ky takim të largohej me një pikë, mirëpo e kishin të vështirë ta thyenin mbrojtjen kundërshtare.
😮💨 | SO CLOSE
72: @EdDzeko and #Lautaro spurn opportunities in quick succession… #InterSassuolo 0⃣-2⃣#FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/aHD1jKwefz
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) February 20, 2022
Nerazzurët lëshuan mundësin e artë që të kalonin mbi Milanin që është lider, por ka një ndeshje më shumë.
Pas javës së 26-të, Interi gjendet në vendin e dytë me 54 pikë, derisa në xhiron e 27-të do të kenë punë me Genoan. /Telegrafi/