Site icon Telegrafi

Nga Zhegrova te Muriqi e Dresevic, shkëlqimi i futbollistëve kosovarë në Evropë

Ka vazhduar paraqitje fantastike e futbollistëve shqiptarë nëpër kampionatet e ndryshme evropiane.

Gola, asistime dhe ndeshje të mira ka pasur nga futbollistët tanë në klubet ku luajnë.

Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore u sjell pesë futbollistët nga Kosova që kanë marrë notat më të larta nga SofaScore.

Lexo po ashtu Zhegrova tmerron mbrojtjen e Monacos, asiston në dy gola brenda 10 minutave

Edon Zhegrova ka qenë lojtari me notën më të lartë 8,0, pasi ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Lille 2-0 ndaj Monacos me dy asistime.

Donis Avdijaj realizoi gol në fitoren e skuadrës së tij Hartberg 0-4 në udhëtim te Austria Lustenau, derisa mori notën 7,8.

Me notë të lartë u vlerësua edhe Vedat Muriqi 7,6 që ishte më i mirii te skuadra e tij Mallorca në barazimin pa gola 0-0 ndaj Getafes.

Vlerësim të lartë mori edhe mesfushori i talentuar Ismet Lushaku që shkëlqeu për skuadrën suedeze Varbergs si dhe Ibrahim Dresevic. /Telegrafi/

 

Exit mobile version