Telegrafi

Nga Wiggins te Ja Morant e asistimi i mrekullueshëm i Doncic, top aksionet e mbrëmjes në NBA

Janë zhvilluar gjashtë ndeshje të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Padyshim që ndeshja kryesore ishte në Chase Center mes Golden Satate Warriors dhe Brooklyn Nets, ku fitore shënuan vendasit me katër pikë diferencë 110:106.

Edhe në ndeshjet e mbrëmshme nuk kanë munguar aksionet e mrekullueshme nga basketbollistët e NBA.

Kanali zyrtar i NBA në YouTube ka publikuar top 10 aksionet më të mira nga gjashtë sfidat e zhvilluara mbrëmë.

Andrew Wiggins vjen me një ngulitje fantastike, derisa Luka Doncic merr pjesë në dy aksione, një me një asistim të mrekullueshëm e një tjetër me një tre pikësh në sekondën e fundit.

Nuk kishte se si të mungonte Ja Morant, fundori i Memphis Grizzlies që ka marrë pozitën e parë. /Telegrafi/