Telegrafi

Nga viti i ardhshëm nuk do të ketë më telefona të vjedhur!?

Ndërsa tani duket se teknologjia e cila do ta mundësojë këtë gjë është më afër se sa do ta kishim parashikuar, pasi që së fundmi operatorët e mëdhenj amerikan dhe prodhuesit e telefonave kanë rënë dakord për të futur funksione të ngjashme në produktet e tyre.

Dhjetë krijuesit e pajisjeve mobile por edhe kompanitë e mëdha të shërbimeve mobile, duke përfshirë emrat kryesor sikurse Apple, Samsung, Google dhe Verizon, nënshkruan një marrëveshje mirëkuptimi në të cilën janë zotuar të përfshijnë veglat të cilat do tu mundësojnë përdoruesve t’i bllokojnë telefonat e tyre dhe ti fshijnë të gjitha të dhënat, në rast të vjedhjeve, raporton Reuters.

Duke filluar nga korriku i vitit 2015, të gjitha kompanitë dhe prodhuesit e telefonave të mençur mobil kanë rënë dakord të vijnë me aplikacione të integruara për anti-vjedhje ose të kenë në dispozicion këto aplikacione për shkarkim nga përdoruesit.

Disa kompani tashmë kanë filluar me zbatimin e karakteristikave për anti-vjedhje. Në shtator të vitit të kaluar , Apple pati prezantuar funksionin Activation Lock, një program që i lejon konsumatorët që ti bëjnë pajisjet e tyre të padobishme, nëse ato ju vjedhen. / Telegrafi /