Portieri dhe kapiteni i Përfaqësues së Kosovës, Samir Ujkani i ka dhënë fund karrierës, pasi ruajti portën e shumë klubeve, ku kulmin e karrierës pa dyshim e kishte në Serie A, ndërsa pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ishte për nëntë vite.
Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Torino dhe Empoli ishte klubet e njohura në Serie A ku ai ruajti portën.
Në një intervistë të gjatë për Telegrafin, portierit vushtrrias i është kërkuar nga gazetari Betim Zeqiri që të krijojë një formacion me lojtarët më të mirë që ka luajtur.
Samir Ujkani ka thënë se i pëlqen formacionin 4-2-3-1, por në formacionin me lojtarët që ka luajtur ka vendosur formacionin 4-2-4.
Në portë e ka vendosur portierin italian, Guglielmo Vicario, me të cilën për dy vite ka qenë në Empoli, ndërsa tash ruan portën e Tottenhamit me shumë sukses.
Në të djathtë e ka vendosur Cristian Ansaldin, ndërsa në qendër janë emra si Andrea Barzagli dhe Simon Kjaer. Në të majtë është Federico Balzaretti.
Në mesfushë ka renditun emrin e njohur i futbollit italian Fabio Liverani dhe francezin Soualiho Meite.
Sa i përket sulmit ai është bombastik, ku emrat e Paulo Dybalas, Fabrizio Miccoli, Amauri dhe Diego Perotti.
Jashtë formacionit të Ujkanit kanë mbetur emra si Edinson Cavani, Mattis Perin dhe Javier Pastore me të cilët ka luajtur me ta në Serie A. /Telegrafi/
Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë…