Telegrafi

Nga vetura, shtie në drejtim të lokalit

 Ngjarja ka ndodhur të dielën në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, Njësiti policor ka ndalur veturën dhe gjatë kontrollit ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit Zastava me një karikator dhe gjashtë fishek të cal 7.62 mm.

Me autorizim të Prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/