Site icon Telegrafi

Nga vetura në lëvizje qëlluan mbi qytetarët, plagosen 14 persona në Çikago – publikohen pamjet e sulmit

Nga të shtënat që ndodhën para një morgu në Çikago, janë plagosur 14 persona.

E pikërisht për shkak të rritjes së numrit të krimeve të kryera, kryetarja e Çikagos ka paralajmëruar bashkëpunim më të ngushtë me agjentët federalë, transmeton Telegrafi.

14 persona janë plagosur në afërsi të një morgu, kur mbi ta është shtënë nga një veturë që ishte në lëvizje.

Vetura pas të shtënave me armë është larguar nga vendi i ngjarjes ku disa orë më vonë është gjetur e djegur, e sulmuesit nuk kishin lënë as edhe një gjurmë.

Ndryshe, organet e sigurisë planifikojnë të shpërndajnë dhjetëra agjentë federalë nëpër Çikago, për të ndihmuar policinë lokale në luftimin e krimit.

Kryetarja Lorry Litefoot, ka deklaruar se organet e qytetit të saj do të bashkëpunojnë me agjentët federalë në luftën kundër krimit.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur të shtënat ndodhin dhe qytetarët që ishin në rrugë, vrapojnë në të gjitha anët për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version