Telegrafi

Nga veshi e nxori, shumëkëmbëshin e gjatë dhjetë centimetra

Grant Botti nga Arkansas i Shteteve të Bashkuara, është tmerruar kur nga veshi tij, ka dalë një shumëkëmbësh i gjatë afro dhjetë centimetra.

Djaloshi 14-vjeçar është zgjuar me dhimbje të madhe në vesh, pa e ditur nëse brenda ka diçka.

Me të nxjerrë insektin, ai ka shkuar tek mjeku, për të parë mos ka ndonjë infektim, por për fat të mirë, ai nuk ka asnjë problem.

Mësohet se Botti, kishte notuar për disa ditë me radhë në një liqe, ku dyshohet se edhe e ka marrë shumëkëmbëshin. /Telegrafi/