Site icon Telegrafi

Nga vërshimet e djeshme, Prishtina kaloi me pasoja minimale

Prishtina edhe dje u përball me vërshime në disa pjesë të qytetit, ndonëse të reshurat e shiut nuk zgjatën edhe shumë.

Si pasojë e ujit të madh shumë rrugë të kryeqytetit u bënë të pakalueshme edhe për vetura por edhe për këmbësorët.

Sipas zëdhënësit të Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi dëmet nga këto reshje kanë qenë minimale.

“Prishtina kaloi me pasoja minimale nga shiu i madh që ra në orët e pasdites në qytet. Falë angazhimit të menjëhershëm të shërbimeve komunale dhe kompanive të kontraktuara, të gjitha vështirësitë u përballuan me sukses”, tha Vraniqi për Telegrafin.

Ai ka theksuar se dje është intervenuar në disa pjesë të qytetit, si në shesh, rrugën “24 Maji “, atë “Ekrem Rexha”, në burgun e qytetit, në bibliotekë, shkollën e gjelbër e në lokacione tjera.

“Gjendja më vonë është plotësisht stabilizuar dhe të gjitha rrugët janë hapur për qarkullim normal”, theksoi Vraniqi.

Reshje të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe në disa komuna tjera të Kosovës, ndërkaq meteorologët kanë parashikuar reshje të shiut edhe në ditët në vazhdim, ku të enjten pritet që moti të stabilizohet./Telegrafi/

Exit mobile version