Telegrafi

Nga Venediku kthehen 152 shtetas të Maqedonisë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, me fluturim të organizuar për riatdhesim të shtetasve të Maqedonisë nga Italia, sot janë kthyer 152 qytetarë.

Siç njoftojnë nga MPJ, nga 180 personat e paraqitur vetëm 152 kanë arritur në aeroportin në Venedik dhe kanë fluturuar për në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata do të ndodhen në karantinë shtetërore për 21 ditë.

Sipas MPJ-së deri më 10 prill në vend me fluturime dhe konvoj humanitare në vend janë kthyer 2.704 shtetas të Maqedonisë dhe janë kthyer 700 shtetas të huaj./Telegrafi/