Universiteti i Tetovës nuk i ka pranuar vendimet e inspektorit Gjorgji Ilievski i cili në muajin prill vërtetoi se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtori Safet Emruli kanë fituar ilegalisht tituj akademikë në këtë institucion arsimor.
“Ashtu siç u dërguan nëpërmjet postës ashtu edhe u kthyen”, thotë Ilievski i cili sot ishte personalisht ta dorëzojë dokumentacionin në Universitetin e Tetovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Ilievskit nëse nuk ndërmerren masa në afat prej tre javëve në bazë të vendimeve të marra, Inspektorati i Lartë duhet të veprojë.
Ademi, Nuhiu dhe Emruli, shton Ilievski, kanë avancuar akademikisht dhe kanë fituar tituj të lartë në Universitetin e Tetovës gjatë kryerjes së funksioneve të larta shtetërore, që është në kundërshtim me ligjin./Telegrafi/