Telegrafi

Nga United te Milani: Top klubet evropiane që po peshkojnë te Real Madridi

Tashmë është bërë publik interesimi i Bayern Munichut në Federico Valverden që tentoi të transferonte atë në këtë verë nga Real Madridi.

Los Blancos menjëherë i kthyen përgjigje gjigantit Bavarezë, duke i thënë se lojtari nuk është në shitje dhe nuk planifikojnë ta shesin atë.

Fituesi i Ligës së Kampionëve është klubi i fundit që po interesohet në një talent të Real Madridit, derisa interesim për lojtarë të tjerë kanë shfaqur edhe klube si, Paris Saint-Germain, Liverpool, Manchester Uniyed, Milani, Arsenali, Ajaxi, Borussia Dortmundi dhe Interi.

Lexo po ashtu Real Madridi informoi Bayern Munichun se Valverde nuk është në shitje

Valverde: I kërkuar nga Bayern Munichu

Mësohet se skuadra gjermane ishte e gatshme që të paguante plotë 100 milionë euro për të transferuar mesfushorin nga klubi madrilen.

PSG mban një shikim nga afër te Vinicius Junior

Drejtori sportiv i klubit francez, Leonardo ka thënë se Viniciues është një lojtar që u pëlqen shumë dhe po e shikojnë nga afër stilin e tij të lojës.

Revolucioni i Manchester United me Odegaardin

Paraqitjet e tij te Real Sociedadi kanë ngjallur interesimin e Djajve të Kuq në Odegaardin, mirëpo Los Blancos e kthyen atë nga huazimi.

Liverpooli me ofertë gjigante për Asension

Besohet se Liverpooli në vitin 2018 ishte i gatshëm të paguante 180 milionë euro për transferimin e Asensios nga Real Madridi.

Oferta e majme e Interit për Hakimin

Interi ia doli në këtë verë të transferonte Achraf Hakimin nga Real Madridi, derisa lojtari shkëlqeu në huazim te Dortmundi, Ata e transferuan marokenin për 40 milionë euro.

Tottenhami transferoi Reguilonin

Spurs e transferuar mbrojtësin e majtë nga madrilenët në këtë afat kalimtar për 30 milionë euro dhe po del të jetë një prurje mjaftë e qëlluar.

Ajaxi e dëshironte Kubon

Pas një huazimi të suksesshëm te Mallorca, Ajaxi kishte interesim për Takefusa Kubon, mirëpo Villareali arriti t’i siguronte shërbimet e tij si i huazuar.

Theo Hernandez te Milani

Rossonerët e transferuan lojtarin në verën e vitit 2019 për 20 milionë euro dhe tani kartoni i tij vlen mbi 50 milionë euro, derisa forma e tij është fantastike.

Oscar te Sevilla

Oscar Rodriguez kaloi në këtë verë te Sevilla për 13 milionë euro, pas dy vitesh huazimi te Leganes dhe Real Madridi e shiti atë te rivali nga La Liga.

Huazimet e ndryshme

Dabi Ceballos qëndroi në huazim te Arsenali, Brahim Diaz nënshkroi me Milanin dhe Reinieri Jesus shkoi po ashtu në huazim dyvjeçar te Dortmundi. /Telegrafi/