Telegrafi

Nga ujërat e Vardarit nxirret trupi i pajetë i një 20 vjeçari

Është gjetur trupi i pajetë i një personi mashkull, në të 20-tat, që mbrëmë u raportua se ka rënë në ujrat e lumit Vardar, në qytetin e Gostivarit.

Sipas të dhënave më të reja, trupi i pajetë është gjetur në mes të fshatrave Forinë dhe Çegran, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin ku është gjetur trupi është kryer ekspertizë nga një prokuror publik dhe ekip policorë. Trupi është dorëzuar për obduksion dhe pritet të vërtetohet nëse në trupin e të riut ka shenja dhune.

Jozyrtarisht, SPB e Tetovës bëri të ditur se bëhet fjalë për personin J.M./Telegrafi/