Site icon Telegrafi

Nga tragjedia në Bucha, futbollisti ukrainas gjendet i torturuar dhe i vrarë

I torturuar, i vrarë dhe më pas i varrosur në një varr masiv me nënën dhe babanë e tij.

Imazhet mizore të cilëve të pajetë, është ajo që lidhet me Oleksandr Sukhenko, futbollist ukrainas i lindur në vitin 1995, i cili kishte luajtur në Ligën e Dytë të Ukrainës me ekipin rajonal të FC Kudrivka.

Ai nuk luajti në klube apo kampionate të nivelit të lartë, megjithatë Oleksandr ishte i njohur për golat që shënonte.

Lexo po ashtu Kampioni i botës, Usyk ka treguar se rusët kanë qëlluar në shtëpinë e tij dhe i kanë tërhequr zvarrë fqinjët

Megjithatë, orët e fundit ka mbërritur lajmi për vdekjen e tij tragjike. Agjencia ukrainase UNIAN raportoi historinë e trishtë të sulmuesit të vrarë së bashku me nënën e tij Olga dhe babain Igor.

Duket se trupat ruse i premtuan Oleksandrit se do të ktheheshin të gjallë, por pas një kohe edhe ai u kap. Epilogu është dramatik.

Të tre u torturuan dhe u vranë me një egërsi të tmerrshme përpara se të varroseshin në një varr masiv pranë Bucha, pak jashtë fshatit Motyzhyn, afro 50 kilometra në perëndim të Kievit. /Telegrafi/

https://twitter.com/defensesentinel/status/1510430889435869184

https://twitter.com/defensesentinel/status/1510430358369861632

Exit mobile version