Toyota Land Cruiser po rikthehet në SHBA pas një pauze tre vjeçare.
Ndërsa modeli i ri është shumë më ndryshe, nga gjenerata e mëparshme kanë mbetur vetëm dy prodhime.
Toyota ka njoftuar se nuk ka njohuri për vendndodhjen e tyre, por kërkimet tregojnë se ato mund të jenë edhe në inventarin e ndonjë ekspozite.
Prodhimi i modelit të vitit 2021 nga Land Cruiser, është ndërprerë në SHBA, por një pjesë e vogël e tyre kanë mbetur te tregtarët.
Madje ka një numër të njerëzve që dëshirojnë të posedojnë modelin e vjetër me motor V8, edhe nëse do t’iu duhet të paguajnë më shumë para.
Çmimi për modelin e ri Land Cruiser 2024 ende nuk dihet, por thuhet se do të shitet vetëm jashtë shtetit. /Telegrafi/