Nëse Mancehster United do të ishte më i shkathët në afatet kalimtare pas largimit nga posti i trajner të Sir Alex Fergusonit do t’i kishte shumë yje në skuadër.
Sir Alex Ferguson la klubin pas një mbretërimi të tij për 27 vite, ndërsa pasardhësit e tij si Moyes, Van Gaal dhe Mourinho, nuk po arrijnë t’i bindin lojtarët që të bashkohen me djajtë e kuq.
Që nga largimi i Ferguson, klubi ka fituar vetëm FA Kupën dhe Kupën e Ligës.
Këtë vit ata arritën të sjellin yje, por për Paul Pogban u paguan 89 milionë funte.
Më mirë se ai kanë ecur lojtarë që janë paguar tri herë më pak si Ander Herrera (£30m) dhe Eric Bailly (£32m).
Yje si Angel Di Maria, Memphis Depay dhe Morgan Schneiderlin, erdhën më bujë port nuk arritën ta tregojnë vetën te United dhe u desh të shiten për shuma më të vogla se sa që janë blerë, shkruan Squawka.
Por nëse politikat e shefit ekzekutiv të United, Ed Woodward, do të ishin më të mira, skuadra do të kishte lojtarë të klasit botëror, transmeton Telegrafi.
Kështu do të dukej Manchester United nëse trajner do të ishte Sir Alex Ferguson që nuk e kishte problem që t’i bindë lojtarët për tu bashkuar me të. /Telegrafi/
Portieri: David De Gea
Mbrojtës i djathtë: Nathaniel Clyne
Mbrojtës qendre: Raphael Varane
Mbrojtës qendre: Sergio Ramos
Mbrojtës i majtë: Leighton Baines
Mesfushor qendre: N’Golo Kante
Mesfushor: Thiago Alcantara
Mesfushor: Toni Kroos
Anësor: Neymar
Anësor : Gareth Bale
Sulmues: Thomas Muller