Sot qindra qytetarë dolën në sheshin e Tetovës për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Këshilli i protestës kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës deri tek Kuvendi u dhanë afat prej 10 ditëve Kuvendit, Qeverisë, KRRR-së dhe EVN-së që të plotësojnë kërkesat e parashtruara. Përndryshe, organizatorët thanë se protesta do të radikalizohet.
Kërkesat ishin këto:
1) KRRE të shfuqizojë vendimin për rritjen e energjisë elektrike, 2) Qeveria të ndaloj monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe të jap fund sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit, 3) Kuvendi të zhbëj KRRE-në si organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve, 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike”
Protesta e radhës u planifikua për të enjten e ardhshme.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) para një jave ka publikuar informacionin se do të rritet çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni për 7.4% nga çmimi aktual. Sipas KRRE-së, çmimi do të rritet si pasojë e humbjeve të mëdha të furnizuesve MEPSO dhe ELEM nga gjendja aktuale me pandeminë COVID-19./Telegrafi/