Telegrafi

Nga tetë ndeshje ka vetëm një barazim dhe tjerat humbje: Ylli i Realit që nuk ka fituar kurrë përballë Bayernit

Jude Bellingham është lojtari i Real Madridit me rekordin më të keq të mundshëm ndaj Bayern Munichut .

Anglezi ka dështuar të mposht Bayernin në tetë tentime gjatë kohës që luante për Dortmundin. Shtatë nga ato ndeshje përfunduan me humbje dhe një përfundoi baras.

Bellingham u lëndua gjithashtu nga Bayerni sezonin e kaluar kur skuadra e tij Dortmund u mund në titullin e Bundesligës në ditën e fundit.

Lexo po ashtu Bayern Munich – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i klasikes evropiane

Reprezentuesi nuk mundi t’i ndihmonte shokët e tij të skuadrës atë ditë pasi po rikuperohej nga një dëmtim në gju.

Është gjithashtu e qartë se Bellingham nuk ka shënuar kurrë kundër Bayernit pavarësisht se është përballur me ta në tetë ndeshje.

Lexo po ashtu Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Mesfushori anglez tani është i përgatitur për t’i dhënë fund ecurisë së tij të vështirë kundër Bayernit pasi Real Madridi përballet me ta në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve të martën.

Bellingham është në formë të mirë për Real Madridin me 21 gola në 36 ndeshjet e tij deri më tani.

Katër nga këta gola janë shënuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/