Telegrafi

Nga temperaturat e larta të Karaibeve, Kylie Jenner vazhdon të shfaqë format e theksuara trupore në paraqitjet me bikini

Kylie Jenner festoi ditëlindjen e vajzës së saj, Stormi, të mërkurën më 1 shkurt dhe ditëlindjen e djalit Aire të enjten, më 2 shkurt.

Para ditëlindjeve të fëmijëve të saj, 25-vjeçarja nëna e dy fëmijëve shfaqi trupin e saj të jashtëzakonshëm pas lindjes e veshur me bikini rozë të hënën pasdite.

Stormi mbushi pesë vjeç të mërkurën, ndërsa djali Aire mbushi një vjeç të nesërmen, shkruan DailyMail.

Ylli me flokët e zeza mahniti me pamjen e saj, teksa merrte rrezet e diellit në një plazh të izoluar në Turks and Caicos të Karaibeve.

Lexo po ashtu Kylie Jenner tregon format e mahnitshme të trupit nga pushimet në Karaibe

Kylie, e cila thuhet se u nda me reperin Travis Scott, u ul në plazh me shokun e saj të mirë, Fai Khadra, përpara se të shkonte në ujë për një zhytje të shpejtë në det.

Bikinet rozë të Kyliet theksonin në mënyrë perfekte dekoltenë e saj të bollshme, duke vënë në pah barkun e saj të sheshtë.

Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” i kishte lënë flokët e saj brune të lirshme pas saj, duke i hedhur poshtë shpinës.

Ajo kishte vendosur një syze dielli gjatë kohës së pushimit në një shezlon, teksa bisedonte me shokun e saj.

Dyshja u drejtuan në plazh për t’u qetësuar, me yllin e zjarrtë që vendosi të mbulojë të pasmet e saj me një peshqir të bardhë rreth belit të saj të tonifikuar.

Kylie u nis për në Karaibe pas udhëtimit të saj në Paris për Javën e Modës.

Muajin e kaluar, u raportua se Kylie dhe Travis, 31 vjeç, u ndanë.

Burimet e revistës “People” zbuluan në mes të janarit se çifti i kanë ndarë rrugët për momentin.

“Ka një arsye që ata nuk u martuan kurrë. Ka qenë gjithmonë ndarje-bashkim. Dhe as që kanë jetuar ndonjëherë bashkë. Ata gjithmonë kanë pasur shtëpi të ndara”, tregoi burimi. /Telegrafi/