Agjencioni Meteorologjik Japonez, ka bërë të ditur se janë shënuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, prej se ka nisur të matet temperatura në Japoni.
Rekordi prej 41.1 gradë Celsius, është shënuar në Kamagaya, që ndodhet 65 kilometra në veri-perëndim të Tokios, transmeton Telegrafi.
Kjo e tejkalon atë prej 41 gradëve Celsius, që u regjistruar në Ekawasaki, më 12 gusht të vitit 2013.
Lagështia e madhe që mbretëron në atë zonë, bashkë me nxehtësinë enorme të dy javëve të fundit, ka bërë që 40 persona të humbin jetën në Japoni, ndërsa dhjetë të tjerë në zonën kufitare të Koresë së Jugut.
Prej nëntë korrikut kur nisi nxehtësia, mijëra njerëz kërkuan ndihmë mjekësore, me probleme të zemrës dhe frymëmarrjes.
Temperaturë e njëjtë do të jetë edhe gjatë kësaj jave, ndërsa freskia pritet të jetë në fillimin e javës që vjen. /Telegrafi/