Telegrafi

Nga temperaturat e larta 200 qytetarë kërkuan ndihmë në QKUK (Video)

Foto: Arkiv

Të shumtë kanë qenë personat që këtyre ditëve kanë bërë vizita mjekësore në Qendrën Familjare apo Klinikën Emergjente në kryeqytet, si pasojë e temperaturave të larta të ditëve të fundit, raporton KTV.

Vetëm në dy ditët e para të kësaj jave, në Klinikën Emergjente në Prishtinë, kanë kërkuar ndihmë rreth 200 qytetarë, 70% e të cilëve janë vizituar kryesisht për shkak të temperaturave të larta dhe përkeqësimit të shëndetit.

Drejtori Lenjani tha se në aspektin e kujdesit emergjent mjekësor-intensiv, ka pasur numër të madh të sëmundjeve nga gjendjet aksidentale, si pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se janë mjaft të shqetësuar për faktin se temperaturat e këtyre ditëve po iu sjellin probleme shëndetësore.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, para disa ditësh, ka rekomanduar masat mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të ajrit në mbi 30°C.

Si pasojë e temperaturave të larta që po mbretërojnë në Kosovë rreth 200 vetë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente në Prishtinë brenda vetëm 24 orëve. Mjekët lajmërojnë se nga ora 11 deri në orën 17 duhet të evitohet sa më shumë ekspozimi në diell.

AGIMI_TEMPERATURAT_22_06 from Koha.net on Vimeo.